Shkoi në pushime me dashnoren iraniane, jep dorëheqje ministri norvegjez

Mandal 20180810. Per Sandberg sammen med hans norsk-iranske kjæreste Bahareh Letnes i Mandal sentrum fredag. Foto: Espen Sand / NTB scanpix. (Foto: Sand, Espen/Scanpix 2018)

Ministri i Peshkimit të Norvegjisë ka dhanë dorëheqjen mbasi ka shkelë protokollin e sigurisë gjatë pushimeve në Iran me dashnoren e tij nga Republika Islamike.

Per Sandberg, 58 vjeç, pranoi se kishte shkue në Iran me 28-vjeçaren Bahareh Letnes, pa njoftue kryeministren dhe se kishte marrë me vete nji telefon të qeverisë.

Simbas BBC, gjatë udhëtimit Sandberg ishte i rrezikuem të ekspozohej ndaj shpijunëve iranianë, mbasi nuk duhej të kishte marrë nji telefon pune me vete.

Shperndaje në: