Rriten shpenzimet e Kuvendit, për 21 mijë euro ma shumë

Kuvendi i Kosovës edhe ma tej vazhdon të kritikohet për shpenzimet që po ban. Shpenzimet për këtë tremujor në krahasim me tremujorin e parë të kësaj legjislature (Tetor – Dhetor 2017) janë rritë për 20,933.28 euro ose shprehë në përqindje 53%.

Artan Murati nga KDI, thotë se shumat e shpenzueme për dreka dhe karburante janë ma të nalta në krahasim me zhvillimin e përgjithshëm ekononomik në vend.

Ai vlerëson se Kuvendi i Kosovës duhet me tregue kujdes të shtuem në menaxhimin e pares publike, dhe të mos krijoj shpenzime të panevojshme.

“Kuvendi i Kosovës ka rritur trendin e shpenzimeve, sidomos për udhëtime jashtë vendit, ndonëse në praktikë ende nuk kemi hasur në rezultate konkrete pozitive në kuadër të politikës së jashtme. Për më tepër, konsideroj që shumat e shpenzuara për dreka e karburante janë shumë të larta në krahasim me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në vend.”, ka thanë Murati në nji prononcim për Indeksonline.

Simbas tij, mungesat e shpeshta të kuorumit si dhe mosefikasiteti në punë shpeshherë kanë krijue përceptimin te qytetarët se deputetët janë shumë të interesuem për meditjet e tyne e ma pak për punë.

“Sesioni vjeshtor do të jetë shumë i ngarkuar me punë për Kuvendin, andaj fokusi i deputetëve dhe i Kuvendit në përgjithësi duhet të jetë në funksionalizimin e institucionit më të lartë në vend, e assesi të prodhohen lajme për shpenzime të paarsyeshme.”, ka theksue ai.

Shperndaje në: