Serbia e Kosova: Letrat mbi tavolinë


Asht paralajmërue se Serbia në Shtator do të nisë nji ofensivë diplomatike me qëllim të arritjes së mbështetjes për përkufizim, por suksesi i saj, thanë ma së buti, asht i pasigurt, sidomos mbasi që Merkel e tha të veten.

Ideja mbi ndamjen e Kosovës ka kohë që ka qenë “në paradhomë”, por tash asht kthye nëpër portë të madhe si qëndrim zyrtar i Beogradit, shkruen BBC nëgjuhën serbe.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, javën e kaluene përherë të parë zashëm e qartë ka thanë se e mbështet “përkufizimin” si zgjidhje të përhershme të Kosovës.

“Unë pajtohem dhe këtë nuk e mshef se gjithsesi angazhohem dhe kjo asht politika të cilën e përfaqësoj, e a do të marrë ajo mbështetjen e popullit apo jo, por unë angazhohem për përkufizim me shqiptarët”, ju ka thanë Vucic gazetarëve javën e kalueme.

Vucic nuk ka tregue ma shumë detaje për atë se çka do të nënkuptonte nji zgjidhje e tillë, me arsyetimin se nuk do t’i zbulojë letrat para bisedimeve me palën tjetër.

Shperndaje në: