Vucic: Për Merkelin asht çashtje e mbyllun, Kosova asht shtet i pamvarun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, asht ‘ankue’ sot se shtetet e përendimit simbas tij nuk po duen me ndigjue për propozimet të reja në çashtjen e Kosovës.

Madje Vucic tha se për Kancelaren Merkel, çashtja asht e mbyllun dhe Kosova asht nji shtet i pamvarun.

“Ata që e shohin ma gjanësisht deklaratën e Merkelit duhen me dijtë që për Merkelin dhe për të gjithë botën, me përjashtime të vogla, Kosova asht nji shtet sovran, me territor të paprekshëm dhe i cili ju përket shqiptarëve”, deklaroi Vucic.

Shperndaje në: