Forcat serbe aktivizohen në Bujanoc, e konfirmon edhe Shaip Kamberi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thanë në nji deklaratë se ka informacione që asht rritë prania e xhandarmërise serbe në Bujanoc, mbas deklaratave të presidentit Thaçi.

Nji gja të tillë e ka konfirmue për Indeksonline edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Po, është e vërtetë. Ka dukje të xhandarmërisë serbe në rrugë. Poashtu, në disa vendbanime kanë dalë dhe po e kontrollojnë trafikun. Dy ditët e fundit janë tërhequr paksa, por ka lëvizje” ka thanë Kamberi.

Shperndaje në: