Presidenti Thaçi i përgjigjet Merkelit rreth deklaratës për ndryshimin e kufijve


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përshëndetë deklaratën e djeshme të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Në nji koment në Twitter, Thaçi megjithatë ka kërkue nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian që t’i bindin pesë vendet mosnjohëse si dhe Serbinë që ta njohin Kosovën.

“E përshëndes deklaratën e Kancelares Angela Merkel rreth pacenueshmërisë së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Krejt çka mbetet të bëhet është që shumica e vendeve të bashkimit Europian t’i bindin pesë vendetmosnjohëse dhe Serbinë që ta njohin Kosovën me kufijtë që i ka. Sa më shpejt që të arrihet kjo, aq më mirë për rajonin”, tha Thaçi

Shperndaje në: