Thaçi për Reuters jep nji deklaratë interesante për korrigjimin e kufijve


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”, ka thanë se korrigjimi i kufijve me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut, munet m’i hapë udhë dy shteteve që të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

“Defenitivisht tani është koha e duhur për të korrigjuar kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që janë afërsisht 400 kilometra”, ka thanë Thaçi.

Simbas tij, korrigjimi i kufijve do të ndihmojë në evitimin problemeve ndëretnike, apo krijimin e ndaj lloji të autonomisë siç asht Republika Srpska në Bosnje.

“Korrigjimi i kufijve, defenitivisht eviton ndarjen e Kosovës, ndërrimin e territoreve, eviton problemet, krizat dhe ndonjë mundësi për luftë të re”, ka shtue ai.

Thaçi asht shprehë i bindun në këtë intervistë për Reuters se Perëndimi do të mbështes çdo marrëveshje ndërmjet tij dhe Vucicit, që pritet me ndodh deri në Fror të vitit 2019.

“Nëse palët pajtohen në këtë proces dhe arrijnë një marrëveshje, BE-ja dhe SHBA-të do të mbështesin çdo marrëveshje në korrigjimin e kufijve”, ka shtue ai.

Shperndaje në: