Nis fushata informuese për liberalizimin e vizave


Në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë sot janë shpërnda fleta informuese lidhun me liberalizimin e vizave, ku gjenden disa nga përgjigjet lidhun me liberalizimin e vizave, proces që pritet me ndodh në fund të këtij viti.

Lidhun me këtë fushatë, ka shkrue në Facebook, Ministrja e Integrimit Europiane, Dhurata Hoxha, përcjell Rrokum.TV

Postimi i plotë i saj:

“Djemtë e vajzat, me fletushka informuese për qytetarët, në Sheshin ‘Nëna Terezë’, ofrojnë përgjigje në tri pyetjet: Çka duhet të dini për liberalizimin e vizave? Çka është liberalizimi i vizave, Çka nuk është liberalizimi i vizave.

Pra, filloi fushata për liberalizimin e vizave. Ne jemi gati për liberalizim. Ne e dimë rëndësinë e liberalizimit dhe kemi punuar që të arrihet kjo ditë sa më parë.

Ne do të bëhemi edhe formalisht pjesë e pandashme e vlerave evropiane, kulturës dhe trashëgimisë evropiane, ashtu siç ishim përherë…”.

Shperndaje në: