Qeverisë i kërkohet me vendos reciprocitet me Serbinë

Autoritetet e Serbisë po vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, tue shkelë kështu marrëveshjen e nënshkrueme në Bruksel në vitin 2011.

Nuk ka kalue shumë kohë nga ndalesa që iu ba akademikut Hivzi Islami, ndërsa dje asht ndalue edhe stomatologu kosovar nga Gjermania, Ibrahim Matoshi.

Për këto ndalesa nga ana e Beogradit, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri për Indeksonline ka thanë se Qeveria e Kosovës duhet që urgjentisht me marr masa, si vendosjen e reciprocitetit.

Masa e parë është që të njoftojë Bashkimin Evropian si ndërmjetësuese dhe garantuese e marrëveshjeve. Dhe në qoftë se vonohet procesi dhe nëse zvarritën këto gjëra, atëherë detyrimisht duhet të vendos masa reciprociteti, pra ashtu siç Serbia i shkel marrëveshjet, edhe Kosova duhet t’i përgjigjet reciprocitetit”, asht shprehë Tahiri.

Ajo tutje ka shtue se qeveria aktuale nuk po i kushton randësi dialogut, ani pse asht shumë i randësishëm.

Kjo qeveri aktuale e Kosovës nuk është duke u marr me dialogun. Si duket kur kanë ardh nga opozita që kanë qenë kundër dialogut, tani më kanë ardh në Qeveri dhe nuk e kanë parë të rëndësishme. Por, Dialogu në Bruksel është shumë i rëndësishëm, jo vetëm pse ka sjell marrëveshje në baza të reciprocitetit si tregtia e lirë, lëvizja e lirë, por edhe ka mundësuar vendosjen e sovranitetit në veri të vendit në fusha relevante si drejtësi, dogana, e të tjera. Dhe kjo qeveri është dashur ashtu siç e ka mandatuar parlamenti është dashur të jetë proaktive e vëmendshme që mos me leju që Serbia të shfrytëzoj këtë kohë kur Qeveria jonë nuk po merret aq shumë me dialogun, të shkel marrëveshjet se e din që Qeveria vonohet me reagime”, ka shtue ajo.

Ajo ka theksue se reciprociteti asht përgjigjia ndaj Serbisë.

Shperndaje në: