Presidenti “godet” Haradinajn: Me u folë për luftë asht anakronike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thanë edhe njiherë se ka me shtye përpara idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Në të njajtën kohë ai ka thanë se nuk do të lejojë me ndodh ndamje e Kosovës, të ketë shkëmbim territoresh apo ‘bosnjëzim’ të Kosovës.

Dhe, të gjitha këto simbas tij kanë me u ba vetëm përmes procesit paqësor – marrëveshjes së arritun me Serbinë në Bruksel.

Të flitet për luftë është anakronike, e paqëndrueshme dhe presion mbi qytetarët”, ka thanë Thaçi, njofton Klan Kosova.

Tue theksue se koha e luftave për kufij i përket së kaluemes, ai ka shtue se nuk ka me lejue lëvizje të tyne, por që ka me u ba vetëm korrigjim.

Fjalën “luftë” kur asht përmendë çashtja e ndryshimit të mundshëm të kufijve, e ka përmendë kryeministri aktual, Ramush Haradinaj.

Ai ka thanë “opcioni për ndryshim të kufijve asht thirrje për luftë”.

Shperndaje në: