Vucic përplaset me opozitën serbe për kufijtë me Kosovën: Jeni fashistë dhe rrihni gratë!


Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka njoftue se ka me u takue me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel në fillim të Shtatorit.

Simbas presidentit serb, kundërshtarët e tij dhe ata që kritikojnë planin e tij të demarkacionit – e cila kuptohet nga publiku si ndamja e Kosovës – kanë qenë “të kënaqun” me ndigjue deklaratën e Merkelit. Për ma tepër, tabloidët pro-qeveritarë serbë kanë akuzue opozitën se i ka sugjerue kancelares Merkel me ba deklaratën në fjalë.

Vucic gjithashtu ka reague ndaj deklaratave të disa politikanëve të opozitës; ai i fajëson ata për komplot dhe për pregaditjen e nji grushti ushtarak kundër tij. Kryetari serb tha se prokurorët kanë mbetë të qetë për thirrjet për nji “gjakderdhje” dhe “vrasjen” e tij.

Bosko Obradovic, shefi i lëvizjes së djathtë “Dveri”, ma parë tha se presidenti duhet të arrestohet për shkelje të Kushtetutës, tue synue simbas tij që “t’ia japë” territorin serb – Kosovën dhe Metohinë – shqiptarëve.

Tue iu përgjigjë “Dveri”, Vucic tha se, “partitë fashiste” egzistojnë në Serbi “ashtu si kudo tjetër në botë”. “Ky djalë që rreh gratë duhet të mbajë pasojat e veprimeve të tij”, tha ai për Obradovic’in. / IBNA

Shperndaje në: