Tragjedia në Genoa: Të pakën 37 të vdekun, midis tyne 3 fëmi (video)

Ekipet e pshtimit vazhdojnë me kërkue nën rrënoja për të mbijetuem mbas shembjes tragjike të urës Morandi në Genoa të Italisë .

Ministria e Mbrendshme ka konfirmue deri tash të paktën 37 të vdekun kur dheta kerre u rrxuen nga 45 metra naltësi mbasi nji pjesë e urës u shemb mbrenda pak sekondash.

Midis viktimave janë dhe 2 shqiptarë të identifikuem si Marjus Djerri 28 vjeç nga Durrësi dhe Edi Bokrina nga Shkodra.

Mes viktimave flitet se janë dhe 3 fëmi që kanë humbë jetën nga tragjedia e randë, nji djalë rreth 8 vjeç dhe dy adoleshentë të moshës 12 dhe 13 vjeç.

Shperndaje në: