L’Equipe vjen me lajmin sensacional: Shkarkohet Mourinho, qe kush e zavendëson (foto)

Marrin konfirmim në Francë nëpërmjet rreshtave të gazetës prestigjoze, L’Equipe, zanat që qarkulluen në mediat angleze dy javë ma parë.

Simbas L’Equipe, Zinedine Zidane trajneri që fitoi 3 herë Championsin në 3 sezone me Realin e Madridit, mund t’ju japë fund në kohë rekord pushimeve.

Mbas lamtumirës së paparashikueme nga Los Blancos, Zidane asht gati për nji eksperiencë të re te nji tjetër ekip shumë i madh në arenën europiane.

Ish kampioni i botës me Francën në 1998’ën mundet me marrë drejtimin e Manchester United për të zavendësue portugezin Jose Mourinho.

Raportet e Special One me drejtuesit e Djajve të Kuq janë acarue ndjeshëm mbas merkatos jo shumë të kushtueshme që zhvilloi ekipii këtë verë dhe për këtë arsye Mourinho mundet me shkarkue nga detyra në ditët e ardhshme edhe pse United e nisi sezonin e ri me kambën e mbarë mbasi mposhti 2-1 Leicester’in në ndeshjen hapëse të Premier League.

Shperndaje në: