Vjosa Osmani tregon a ka me kandidue për kryetare të LDK’s


Lidhja Demokratike e Kosovës asnjiherë nuk ka qenë ma unike. E ky unitet duhet me u ruejt edhe në zgjedhjet e mbrendshme që priten me u mbajt në fillimin e vitit të ardhshëm, e që do të përfundojnë diku në muejin Maj. Kështu shprehet deputetja e LDK’s, Vjosa Osmani.

Osmani pret që gara për kreyetarin e LDK’s të jetë demokratike, e hapun, fer, me respektim të statutit dhe me shumë kandidatë, e jo si herëve të kalueme me vetëm nji kandidat.

“Për momentin në LDK është një bashkëpunim shumë më i mirë se që ka ekzistuar më herët. Ka gjëra sikur në çdo parti tjetër për të cilat mund të kemi mendime të ndryshme. Por me rëndësi është që ka një kauzë të përbashkët që na bënë bashkë. Dhe po punohet që LDK-ja të fuqizohet çdo ditë. Isa Mustafa është akoma duke drejtuar partinë, pavarësisht se ende është në proces të rehabilitimit, mirëpo çdo ditë e më shumë aktiviteti i tij në parti po shtohet, koordinimi i tij me deputetët, Kryesinë, deputetët po shtohet. Grupi ynë është në kontakt çdo ditor me të për të koordinuar veprimet”, tha Osmani për KP.

Osmani thotë se ende nuk e ka vendosë nëse ka m’i hy garës për kreyetarin e LDK’s, sepse pret që gjithçka të vendoset mbasi të mbahen zgjedhjet në nëndegë dhe degë, që mund të fillojë si proces qysh në fillim të vitit 2019.

“Vitin e ardhshëm, kurdo që fillon ky proces besoj se do ta kem një përgjigje për këtë punë…Nuk është kjo çështje e asaj çka e ka ndërmend një individ, është me shumë një proces se sa një dëshirë personale, varet shumë nga procesi, varet shumë nga mënyra se si shkojnë zgjedhjet. Siç e dini LDK nuk e ka thjeshtë një Kuvend zgjedhor, por gjithçka fillon nga nëndegët, ta shohim si po shkon në nivel të nëndegëve, pastaj të degëve. Është proces i gjatë, mund të fillojë qysh në fillim të vitit 2019, mund të zgjasë dy-tre muaj dhe ta shohim. Në qoftë se shkon gjithçka në mënyrë demokratike jam e bindur se do të ketë kandidatë të mirë. Kush do të jenë kandidatët besoj do të merret vesh kur të fillojë procesi”, theksoi ajo.

Shperndaje në: