Kryetarët serbë të komunave të Kosovës, letër Vucic’it: Mos hiq dorë nga veriu


Kryetarët e komunave serbe në Kosovë i kanë dërgue nji letër të hapun presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.

Në të kërkohet që presidenti serb mos të heqë dorë nga përpjekjet e tij për arritjen e nji marrëveshjeje me Kosovën.

“Edhe pse ju jeni i vetëdijshëm për këtë, na jau përkujtojmë se lufta për nevedo të thotë shumë. Do të ishte humbje historike e njerëzve tonë nëse ne heqim dorë, dhe njikohësisht fitore e anmiqve tanë”, thuhet në këtë letër.

E simbas asaj që kryetarët e komunave kanë shkrue në këtë letër, serbët e Kosovës janë të vetëdijshëm për ‘përpjekjet’ e Vucicit karshi arritjes së nji marrëveshjeje.

Në këtë letër po ashtu theksohet se serbët e Kosovës me padurim vizitën e Vucicit në Kosovë.

Shperndaje në: