Ky asht ushqimi ma i mirë për femnat shtatzanë


Nji studim i ri, që ka grumbullue të dhana nga 18 studime të maparshme, ka zbulue se cili asht ushqimi ma i mirë për femnat që presin nji fëmijë.

Simbas studimit, voja ul mundësinë për lindje të parakohshme dhe ul rrezikun e depresionit.

Autorja e studimit dhe dietologia, Cordelia Woodward, tha: “Voet janë të pasuna me proteina, me vlera ushqyese dhe burim vitamine D, që asht thelbësore për shtatzaninë. Përmbajnë edhe acide yndyrore që ulin rrezikun e lindjes së parakohshme dhe rrezikun e depresionit te nëna”.

Studimi asht publikue në “Network Health Digest

Shperndaje në: