Reagon Delawie për dorëheqjen e prokurorit: Nji ditë e trishtë!

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie reagoi ndaj dorëheqjes së Prokurorit Special, Elez Blakaj.

Ai përmes nji postimi në Twitter tha se dorëheqja asht ba për shkak të kërcënimeve, megjithëse kjo ishte mohue nga Kryeprokurori i Shtetit.

“Një ditë e trishtë për sundimin e ligjit në Kosovë kur një prokuror ndien se duhet të japë dorëheqje për shkak të kërcënimeve dhe mungesë të mbështetjes. Është veçanërisht shqetësuese kur ai po punonte me një rast të mashtrimit masiv me pensione”, shkroi ai.

Simbas Kryeprokurorit, ata nuk kanë informacione se Blakaj ishte i kërcënuem gjatë hetimit të dyshimeve për keqpërdorim në listat e veteranëve të luftës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Shperndaje në: