Haradinaj ngushëllon homologun italian mbas tragjedisë në Genoa  

Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërgue telegram ngushëllimi homologut të tij në Itali, Giuseppe Conte mbas tragjedisë që ndodhi dje në Genoa.

Përmes këtij telegrami Haradinaj ka thanë se populli i Kosovës bashkëndjenë me popullin mik italian dhe familjarët e viktimave.

“I kam dërguar telegram kryeministrit italian Giuseppe Conte, në të cilin, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, i shpreha ngushëllime për humbjen e dhjetëra jetëve të qytetarëve dhe lëndimin e shumë të tjerëve në tragjedinë e Genoas. Lutemi së bashku me popullin mik italian dhe bashkëndjejmë me familjarët e viktimave në këto çaste dhembjeje. RH”, ka shkrue Haradinaj.

Shperndaje në: