Përplasja me Trump, Erdogan i telefonon Merkelit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me Kancelaren gjermane Angel Merkel.

Simbas burimeve diplomatike, raporton agjencia turke e lajmeve, në bisedën telefonike dy liderët kanë këmbye mendime rreth marrëdhanieve dypalëshe dhe çashtjeve rajonale me në krye Sirinë.

Në bisedë, në të cilën janë diskutue zhvillimet aktuale, asht përmend edhe takimi që ka me realizue në Berlin në fund të Shtatorit mes Presidentit Erdogan dhe kancelares Merkel.

Erdogan dhe Merkel kanë ra dakord për nji takim mes ministrit turk të Thesarit dhe Financave Berat Albayrak dhe ministrit gjerman të Financave dhe Ekonomisë në ditët në vijim.

Po ashtu, Merkel ka theksue se asht e randësishme për Gjermaninë që ekonomia e Turqisë me qenë e fuqishme.

Liderët kanë konfirmue vendosmëninë për forcimin e matejshëm të bashkëpunimit reciprok mes Turqisë dhe Gjermanisë përmes vizitave dhe kontakteve të nivelit të naltë.

Shperndaje në: