Del në shitje kerri-tenk, i cili i ban ballë plumbave dhe l’shon gaz lotsjellës (foto)

Nji kerr SUV i cili asht i ndërtuem për me i ba ballë plumbave dhe për me l’shue nga xhami i përparmë gaz lotsjellës për njerëzit që mundohen me vjedh apo me sulmue, ka dalë në shitje.

E mbushun me sisteme mbrojtëse, tue përfshi dorezat e elektrizueme të derës, ky mjet ka nji vlerë prej 295,000 dollarë.

Automjeti i jashtëzakonshëm, i cili ka nji sistem vizual për natën, kërkon 14-24 javë për me u ndërtue dhe mundet me u rezervue për 2. 000 dollarë.

Altoparlantët e jashtëm dhe nji mikrofon i lejojnë shoferit me komunikue me personat jashtë pa pasë nevojë me hap derën ose dritaret e kerrit, i cili ka nji motor V8 prej 6,4 litrash, me 500 kuej fuqi.

Shperndaje në: