Ndodh edhe kjo, prodhohet birra e parë e kanabisit

Nji kompani me bazë në Toronto ka dalë me nji birrë të prodhueme me kanabis.

Pijet po pregaditen në pritje të legalizimit të marihuanës në Kanada këtë vit.

Ndërsa Kanada ka vendos me u ba vendi i dytë në botë për me legalizue këtë lloj droge për përdorim rekreativ, Provinca Brands ka gjetë nji mënyrë unike për me sjellë produktet e bazueme në kanabis në tregun e konsumit.

Në fakt, ai ka investue 38 milionë dollarë në atë e cila ka me qenë fabrika e parë e kanabisit në botë.

Dooma Wendschuh, bashkë-themelues dhe CEO i Provincës, i tha Ruptly, se bamja e birrës së kanabisit asht në thelb e lirë, mbasi asht ba nga pjesët e uzinës, të cilat përndryshe duhet me u pague nga fermerët për me u gjuejt si mbeturina.

Shperndaje në: