Kur ka me dalë Specialja me aktakuzat e para, flet zyrtari i saj


Gjykata Speciala nuk e ka me ngut ngritjen e aktakuzave të para për krime lufte në Kosovë.

Kështu të paktën ka lanë me kuptue sot zadhanësi i kësaj gjykate, Kris Benet.

“Prokuroria Speciale për Krimet në Kosovë është e vetëdijshme që opinioni e pret me padurim inicimin e aktakuzave të para, të cilat gjithsesi do të bëhen kur të lejohet nga provat dhe rrethanat e nevojshme për të përmbushur standardet më të larta të praktikës ndër-ligjore”, ka thënë Benet.

Tutje, ai ka thanë se për me mbrojt të drejtat, privatësinë dhe sigurinë e të gjithë atyne që janë prek nga aktakuzat, qoftë viktimat qoftë të akuzuemit, të gjitha vendimet kanë me u marrë mbas përpunimit të plotë dhe të kujdesshëm prej të dhanave.

Ai rikujtoi se Zyra e Prokurorit ka me u zbatue shumicën e konkluzioneve dhe procedurave të praktikës penale ndërkombëtare të përshkrueme në rregullat e miratueme në Korrik nga Këshilli i Specializuem.

“Për këto arsye, vendimi për të ngritur aktakuzë nuk mund të nxitet dhe kjo duhet të bëhet me një qëndrim të qartë që do të mundësojë që ai që angazhohet ligjërisht, të angazhohet në një gjykimin të drejtë e brenda një kohe të arsyeshme”, ka përfundue Benet.

Kujtojmë se kohë ma parë ishte certifikueme edhe lista përfundimtarëve e avokatëve, ku përfshihen 87 profesionistë të drejtësisë nga Kosova, Serbia dhe vendet e tjera.

Shperndaje në: