Panik mbi Detin e Zi, 6 avionë luftarakë rusë provokojnë hapsinën ajrore të NATO’s

Avionë luftarakë britanikë interceptuen gjashtë bombardues rusë mbi Detin e Zi, që po kalonin pranë hapsinës ajrore të NATO’s, simbas nji komunikate të ‘Royal Air Force’ (RAF) të bame sot.

“Avionët e tipit ‘Eurofighter Typhoon’ u ngritën të hënën në mëngjes nga baza ajrore ‘Mihail Kogalniceanu’ (juglindje) si përgjigje ndaj pranisë së gjashtë avionëve bombardues të tipit ‘Sukhoi Su-24 Fencer’ që po fluturonin pranë hapësirës ajrore të NATO-s, mbi Detin e Zi”, simbas të njajtit burim.

“Bombarduesit rusë më pas u larguen në drejtim të Krimesë”, njoftoi ky burim.

“Ky operacion bën pjesë në misionin policor ajror të përforcuar të NATO-s në kuadër të të cilit ‘Royal Air Force’ veproi për të dekurajuar çdo lloji agersioni të Rusisë, për të garantuar miqtë rumunë dhe të aplikojë angazhimin e Britanisë së Madhe që synon të garantojë mbrojtjen e përgjithshme të vendeve anëtare të NATO’s”, theksuen forcat ajrore britanike.

Shperndaje në: