Atletico i hakmerret Realit, fiton Superkupën e Europës (video)


Atletico Madridi ju asht hakmarrë Real Madridit për humbjet në dy finalet e Ligës së Kampionëve mbrenda tri viteve, tue i mposht rivalët lokal në sfidën e Superkupës së Europës.

Skuadra e Diego Simeones fitoi mbas vazhdimeve, 4:2.

Ndeshja ishte shumë interesante dhe pati përmbysje të dyanshme, por e fundit ishte nga Atletico, kështu që ata fituen trofeun e çmuem.

Diego Costa kaloi Atleticon në epërsi, por Reali u rikthye me gollat e Karim Benzema dhe Sergio Ramos.

Ishte pikërisht Costa që shënoi përsëri për Atleticon, tue çue sfidën në vazhdime.

E në vazhdimin e parë, Atletico realizoi dy herë me Saul Niguez dhe Koken, për me fitue 4:2.

Kësisoj, Atletico e nis edicionin e ri në mënyrën ma të mirë të mundshme, derisa Julen Lopetegui debuton në mënyrë të hidhun në nji ndeshje zyrtare me Realin, pikërisht tue e humb finalen ndaj rivalit lokal.

 

Shperndaje në: