Gjendje e randë në Suharekë, përmbytje mbas reshjeve të shiut (foto)

Në qytetin e Suharekës, reshjet e shiut kanë shkaktue përmbytje të mëdha pothuejse në çdo fshat.

Kjo vërehet edhe në disa fotografi të publikueme nëpër rrjete sociale.

Për t’ju dalë në ndihmë qytearëvë të Suharekës, janë pa në terren edhe ekipe emergjente nga komuna dhe zyrtarët policor.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në Facebook ka shkrue se të gjithë mekanizmat po punojnë për përmisimin e gjendjes.

“Qyteti dhe shumë fshatra natën e kaluan nën ankth nga vërshimet. Megjithatë ishim me fat që humbjet i patëm vetëm materiale. I falënderoj qytetarët, zjarrfikësit, policët dhe të gjitha ekipet tjera emergjente që bashkë deri në orët e mëngjesit qëndruam për ta tejkaluar këtë. Institucionet komunale do të veprojnë me të gjitha mekanizmat për t’iu kthyer normalitetit”, ka shkrue Muharremaj.

Reshje të shiut gjatë këtyne ditëve kanë me ra në krejt Kosovën.

 

 

Shperndaje në: