Sheiku i Katarit: Pshtoi Dubain nga falimentimi, tash po e pshton Turqinë!

Ai e pati pshtue dikur Dubain nga falimentimi, tashma kërkon me pshtue turqit.

Sheiku i Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani ka me dhanë 15 miliardë dollarë për me pshtue Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan nga kriza ma e vështirë ekonomike.

Katari bani të ditun se paratë kanë me u investue në Turqi.

Me fjalë të tjera, nuk kanë me qenë nji dhuratë.

Paratë kanë me shkue për bankat dhe tregjet financiare.

Turqia dhe Katari kanë marrëdhanie të mira tradicionalisht.

Në shumë raste, Turqia ka dalë në krah të Katarit.

Tashma asht momenti që mbështetja me u shpërblye.

Turqia po kalon nji moment të vështirë për shkak të zhvlerësimit të lirës, monedhës vendase.

Lira ka nis me marrë veten disi, ndërkohë që shumë turq kanë nxitue me shitë atë, çka ka vnue në vështirësi bankat.

Shperndaje në: