Ranglista e re e FIFA’s: Kjo asht pozita e Kosovës dhe Shqipnisë

Asht publikue ranglista e re e FIFA’s, e cila ka ardhë me disa ndryshime në renditjen e kombëtareve, ku pjesë e ranglistës janë edhe Kosova dhe Shqipnia.

FIFA ka publikue ranglisten e re, ku mbas përfundimit të Kampionatit Botnor asht vërejt nji ndryshim në renditjen e kombëtareve.

Franca ka kalue në vendin e parë, kurse ish-kampioni i botës, Gjermania ka ra në vendin e 15.

Ndërsa, Kroacia kërceu nga vendin i 20’t në të katërtin.

Pjesë e ranglistës janë edhe Kosova dhe Shqipnia.

Për dallim nga kombëtaret e lartpërmenduna dhe disa të tjera të cilat ka pasë ndryshime në renditje, Kosova dhe Shqipnia mbajnë renditjen në të cilën kanë qenë para shpalljes së ranglistës së re.

Kosova vazhdon me ruejtë pozitën e 141, ndërsa Shqipnia vazhdon me ruejtë pozitën e 58.

Shperndaje në: