‘I dashtun hajn, ma kthe Mercedesin, ju jepi 250 mijë euro’ (foto)

Nji sipërmarrës gjerman ka ba nji thirrje publike ndaj personit që i ka vjedh kerrin.

Ai thotë se ka me i dhanë 250 mijë euro nëse ai i rikthen kerrin.

Bahet fjalë për nji kerr Mercedes 300 SL “California Outlaw”, nji model i vitit 1955.

Thomas Rosier thotë se kerri asht nji xhevahir dhe për të ka vlera të vërteta emocionale mbasi e ka ble i ati.

“I dashur hajdut, të lutem më kthe makinën. Do të të paguaj 250 mijë euro në cash”, thotë ai.

Kerrin ja vjedhen përpara nji hoteli në Gjermani.

“Nuk kishte vend në garazhin e hotelit, kështu që e parkova në një parking afër hotelit, me kamera”.

Por të nesërmen, kerri u zhduk.

“Është thuajse e pamundur që të shesësh një makinë të tillë në treg. Druhem se do e shesin për pjesë. Do ishte një gjë e tmerrshme,” thotë ai.

Nji kerr si ky version i vjetër mundet me kushtue 1.7 milionë euro.

Shperndaje në: