KE: Prishtina dhe Beogradi i caktojnë vetë temat e dialogut

Beogradi dhe Prishtina kanë me i caktue vetë pikat që kanë me u diskutue në fazën finale të dialogut për normalizimin e marrëdhanieve.

Kështu ka thanë sot njani nga zadhanësit e Komisionit Europian, Karlos Martin, tue shtue që BE në këtë mes ka vetëm rol ndërmjetësues.

“Agjendën e diskutimeve e caktojnë dy vendet, roli jonë është ndërmjetësimi i dialogut”, ka thanë Martin kur asht pyet se a ka gjasa që propozimi për ndryshimin e kufijve me dalë në tavolinë.

Martin rikujtoi se në takimin e fundit mes Thaçit dhe Vucic’it ka pasë diskutime efektive për arritjen e nji marrëveshje për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, si dhe asht arritë pajtueshmënia që dy presidentët me u takue përsëri në fillim të Shtatorit.

“Zgjidhja përfshin një marrëveshje në pajtim me ligjet ndërkombëtare. Palët duhet të marrin një pozicion dhe të definojnë konsistencën e tyre në këtë aspekt”, ka thënë Martin.

Kujtojmë se tash e nji kohë, në skenën politike të Prishtinës mirëpo edhe atë të Beogradit asht tue u përmend shumë korrigjimi i kufijve, opcion për të cilin Presidenti Thaçi thotë se nuk ka me nënkuptue ndamje ose shkëmbim.

Shperndaje në: