Shkreton përseri Haradinaj, e quen palaço Delawie’n!

Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës, ka shpreh dyshimet e tij në lidhje me kërcënimet që çuen prokurorin special Elez Blakaj drejt dorëheqjes.

“Nuk dua te prejudikoj dhe më vjen keq nëse i ka ndodhur ajo prokurorit Blakaj, mirëpo nuk besoj se Blakaj është frikësuar”.

“Nuk e besoj që ai ka qenë naiv. Kur e ka pranuar lëndën ka pas njohuri se çka po merr në dorë. Unë uroj që rasti Blakajt që mos jetë rast që kjo çështje të përfundojë, e të mos këtë guximin askush që të marrë rastin”, ka thanë ai në Klan Kosova.

Ndërsa tue fol për deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan, Greg Delawie se dorëheqja e Blakajt asht e dhimbshme, Haradinaj e ka quejt atë ‘palaço’.

“Pse nuk e mbrojti pra ai ambasadori (Delawie) palaço prokurorin Elez Blakaj. Ai i dinë krejt, është dashtë me e mbrojt edhe atë sikur po bëjnë në tërë botën”, ka thanë Haradinaj.

Shperndaje në: