Ndodh edhe kjo, fëmitë stërviten për luftë në Serbi (video)

Në Serbi dikush po i banë gati fëmitë për luftë.

Madje, po organizon edhe kampe ku po trajnohen për përdorimin e armëve, njofton Klan Kosova.

Diku në malet e Zlatiborit në Serbi ata mësojnë se si bahen akcione dhe beteja të armatosuna, e se kush asht armiku i tyne nuk dihet.

Por rregullat e trajnimit fushor janë strikte.

Bahet fjalë për 10 vajza e 34 djem që janë pjesë e ushtrimit të thirrun nga organizatat e veteranëve të luftës në Serbi.

Atyne ju doli në ndihmë komuna e Zlatiborit ndërsa u tha se inspirimi ju erdhi nga rusët.

Pjesë e taktikave dhe strategjive të tyne të ushtrimeve janë edhe armët e gjata dhe revolet.

Ushtrimet kanë me vazhdue deri në 18 Gusht, por autoritetet e sigurisë në Beograd nuk e kanë komentue hiq ngjarjen e Zlatiborit.

Shperndaje në: