Plani i Vucic për Kosovën prezentohet me 9 Shtator në Mitrovicë


Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka thanë se nëse gjithçka asht në rregull më 9 Shtator ka me ardhë për nji vizitë në Kosovë.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic ​​thotë se Presidenti serb ka me ardhë në Kosovë në Shtator dhe ka me shprehë qëndrimin e tij mbi çashtjen e Kosovës.

Disa media të Beogradit sot shkruejnë se ata kanë me publikue detajet e planit shtetnor për zgjidhjen e çashtjes së Kosovës pikërisht më 9 Shtator.

Rakic ​​tha për televizionin Pink se Vucic gjithnji asht konsultue me ta, tue shtue se tash po përpiqet me sigurue që çashtja e Kosovës me u zgjidh në mënyrë që serbët në Kosovë me mujt me sigurue jetë dhe siguri ma të mirë.

Rakic ​​tha se opozita serbe asht kundër çdo gjaje dhe se ajo nuk ofron ndonji zgjidhje dhe se askush nuk e dni se për çka ata janë në favor të tyne.

Shperndaje në: