Largohet mbas 25 vjetesh nga Juventusi, kjo asht historia emocionale e Marchisos (foto-video)

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio i ka dhanë fund karrierës 25-vjeçare me klubin bardhezi.

Italiani ka reague menjiherë në rrjetin e tij social në Twitter, tue postue nji shkrim emocional mbas largimit nga klubi i tij i zemrës.

“Nuk po mundem të ndalem së shikuari këtë fotografi, në të cilën e kam shkruar historinë e jetës sime si një burrë dhe si një lojtar.

E dua këtë fanellë aq shumë, deri në atë shkallë sa që jam i bindur se ajo që është më e mirë për klubin vjen e para, gjithmonë”, shkruen Marchisio.

Shperndaje në: