A ka me ju lejue hymja në Kosovë Vucic’it, flet Pacolli

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka paralajmërue vizitë në Kosovë më 9 Shtator.

Mirëpo ai deri tash nuk ka ba kërkesë zyrtare për me hy në Kosovë, kështu tha për lajmi.net Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Pacolli tha se janë tue e trajtue këtë situatë ani pse nuk ka mbrri asnji kërkesë nga Serbia që Presidentit serb me ju lejue hymja në Kosovë.

“Jemi duke e trajtuar këtë situatë. Deri tash nuk ka mbërri asnjë kërkesë, në momentin kur të jemi të qartë me këtë do të flasim”, ka thanë ai.

Marrë parasysh ndalesat e fundit që ka ba Serbia ndaj zyrtarëve të Kosovës por edhe qytetarëve, e rasti i fundit ishte ai i ish-kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, njiherësh anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve, Hivzi Islamit.

Atij ju ndalue hymja në Serbi dy herë.

Megjithëkëtë Serbia më 21 Korrik i kishte refuzue kërkesën për me hy në Serbi, konkretisht në Novi Pazar, si zavendëskryeministër dhe minister i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.

Shperndaje në: