Vucic: Po due me hy në histori, tue zgjedh problemin me Kosovën


“Kjo ka me qenë qasje reale e serioze, e cila i bjen se ka me mujt me sjellë fabrika dhe investues në Veri dhe në pjesë tjera të Kosovës” ka thanë kryetari serb.

Në rrethinën ndërkombëtare ka shumë sish të cilët e dëshirojnë arritjen e marrëveshjes së Beogradit e Prishtinës, por edhe të tillë që e duen ma pak këtë, ka thanë sot në nji paraqitje para gazetarëve kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, njofton Kurir.

“Kam hyrë në diçka shumë të vështirë, ndonëse njerëzit rëndom thoshin se s’u ha palla për të. Disa këtë e kanë parë si mundësi që sërish të vijnë në pushtet dhe të plaçkisin e rrëmbejnë, por pa politikë të qartë, propozime e zgjidhje. Por unë e di se çfarë çmimi paguhet për trimëri dhe për propozimin e asaj që vëshët serbë nuk duan ta dëgjojnë. E keni parë këtë në shembullin e kryetarit [të Republikës Serbe] Dodik. Dua të mbetem i shënuar në histori si dikush që ka provuar ta zgjidhë problemin e Kosovës”, ka thanë ai, përcjell gazetametro.net.

Tue fol për vizitën e paralajmërueme në veriun e Kosovës, në Shtator, Vucic ka thanë se don me folë me popullin “për drejtimin me të cilin shteti planifikon me udhëheqë politikën për Kosovën”.

“Qëllimi im është që t’ua them njerëzve aë që ata nuk duan dhe s’e kanë të lehtë ta dëgjojnë, në mënyrë që ta ruajmë paqen, të ardhmen dhe të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme. Kjo do të jetë qasje reale e serioze, e cila do të thotë se do të mund të sjellim fabrika dhe investues në Veri dhe në pjesë tjera të Kosovës” ka thanë Vucic.

Shperndaje në: