20 viktima nga smundja, alarm nga virusi i Nilit Perëndimor


Virusi i Nilit Perëndimor po kthehet në shqetësim serioz për kontinentin.

Rreth 20 të vdekun numërohen në vendet e rajonit dhe Itali.

Mbi 200 janë të infektuem.

Bilancin ma të rëndë në rajon e ka Serbia, ku ditët e fundit janë shënue 11 të vdekun dhe 126 të infektuem, kryesisht në Beograd.

Problematike situata asht edhe në Greqi, ku virusi i ka marrë jetën 5 personave dhe ka infektue 77 të tjerë.

Nji 82-vjeçar humbi jetën në Kosovë i prekun nga ky virus, ndërsa autoritetet përllogarisin 2 të infektuem të tjerë.

Virusi i Nilit Perëndimor i ka marrë jetën 3 personave në Itali, ndërsa shifrat zyrtare flasin për mbi 80 të infektuem.

Numrin ma të naltë të fataliteteve dhe të prekunve e mbajnë Shtetet e Bashkueme të Amerikës, ku 41 persona kanë humb jetën nga 1.118 të infektuem.

Pjesa ma e madhe e viktimave janë të moshuem që konsiderohen edhe kategoria ma e cënueshme.

Virusi përhapet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave.

Autoritetet e vendeve të rajonit kanë nis fushatat e dizinsektimit, ndërsa qytetarëve ju bahet thirrje për me qëndrue larg zonave të frekuentueme nga turistët ku mundësitë e përhapjes së virusit janë ma të mëdha.

Ekspertët thonë se në 80% të rasteve simptomat janë të pandjeshme.

Zakonisht, ato shkaktojnë temperaturë, dhimbje koke, të vjella e irritime të lëkurës. /Tv Klan

Shperndaje në: