Serbia e pret Putinin me 100 tenka, raketa dhe avionë lufte


Kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka me shkue në Serbi gjatë muejit Nandor, raportojnë mediat e Beogradit.

Putin , me zyrtarë të naltë serbë e ndoshta edhe me mysafirë të tjerë nga bota, më 11 Nandor marrin pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botnore .

Kjo ka fillue ma fajin e Serbisë mbas vrasjes së Ferdinand të Perandorisë së Austro-Hungarisë në Sarajevë në vitin 1914 nga organizata e saj “Crna ruka (Dora e zezë).

Mbas kësaj vrasje, Vjena i pati shpallë luftë Serbisë.

Për këtë 100-vjetor, Serbia ka planifikue mbajtjen e nji parade të madhe ushtarake e të cilën nga tribuna solemne, ka me vështrue kryetari rus.

Në paradë, siç, shkruen sot gazeta e Beogradit ‘Novosti’ kanë me marrë pjesë 100 tanke.

Për herë parë në defileun ushtarak kanë me u demonstrue edhe raketat për mbrotje kundërajrore të marra nga Bjellorusia ndërsa asht planifikue edhe fluturimi mbi Beograd i avionëve të luftës “MIG29 “ të marrë nga Rusia.

Me këtë paradë Serbia dëshiron me demonstrue forcën e vet ushtarake dhe atë të luftës

Shkuemja e Putinit në Beograd nga media serbe po vlerësohet si shumë e randësishme për shkak të Kosovës të cilën Rusia ende nuk e ka njoftë.

Shperndaje në: