Flet Thaçi: Disa opinione për dialogun me Serbinë janë fallco

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përsërit se përfundimi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë duhet me përfundue me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Ai në nji postim në Twitter ka shkrue se opinionet tjera janë fallco, shkruen Indeksonline.

“Fundi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe demarkacionin e 400km në mes dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizata tjera. Opinionet tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false”, ka shkrue Thaçi.

Shperndaje në: