Rasti ‘Stenta’, refuzohet ankesa e Gani Bajraktarit dhe 38 të tjerëve


Gjykata e Apelit të Kosovës ka refuzue si të pabazueme kërkesën e kardiologut të suspenduem Gani Bajraktari dhe 38 të akuzuemve në rastin e njoftun si ‘Stenta’, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare e marrje ryshfeti.

“Gjykata e Apelit të Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2018, përmes të cilit janë refuzuar si të pabazuara kërkesat e tredhjet e nëntë të akuzuar për hudhje të akuzës dhe kundërshtim të provave.Sipas aktakuzës se prokurorisë speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës së parë, të pandehurit GB, MA, FH, AS, AK, BG, F. Sh., LP, LK, FS, NM, DM, BK, HQ, S Gj., BG, HH, DG, BP, EM, BM, NR, HS, LP, Sh.Sh., GB, DK, MG, AL, MS, Xh.K, PA, AB, AP dhe AB, akuzohen për vepra të ndryshme penale si keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, marrje ryshfeti etj” thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata e Apelit e Kosovës vlerëson se Gjykata e shkallës së parë ka veprue drejt kur ka refuzue kërkesën e mbrojtësve e të akuzuemve për hedhjen e aktakuzës si e pabazueme, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosova, meqenëse nuk paraqiten asnji nga rrethanat e parashikueme në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij kodi.

Kujtojmë që, në aktakuzën e ngritun ndaj tyne thuhet se me dashje dhe dijeni ata ju kanë l’shue pacientëve letrat referuese për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se që nga data 01 janar 2011 deri më datën 31  dhjetor 2015 duke vepruar në bashkëkryerje si persona zyrtarë në pozitën e mjekëve në SHSKUK Prishtinë kanë keqpërdorur pozitat dhe autoritetin e tyre zyrtar duke i tejkaluar kompetencat e tyre si anëtarë të komisioneve konziliare të Klinikës së Kardiologjisë, me dashje dhe dijeni ua kanë lëshuar pacientëve letrat referuese për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore,” thuhet në aktakuzë.

Shperndaje në: