Çka pret Merkel nesër nga takimi me Putinin!


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të Premten se nuk priste që mbas takimit të paralajmëruem për të Shtunën me Presidentin rus Vladimir Putin me pasë ndonji rezultat të veçantë.

“Është një takim pune nga i cili nuk priten rezultate specifike, por numri i problemeve, nga Ukraina dhe Siria në çështjen e bashkëpunimit ekonomik – është aq i madh sa që është e justifikuar të jemi në një dialog të përhershëm”, tha Merkel.

Tue folë në nji konferencë për media me Kryeministrin malazez Dusko Markovic në Berlin, Merkel tha gjithashtu se nji takim katër-palësh midis Gjermanisë, Rusisë, Turqisë dhe Francës mbi Sirinë ka mujt me pasë kuptim.

Shperndaje në: