Aktakuzë ndaj 3 personave për rastin ‘Z-Mobile’

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngrit aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër tre personave, Ejup Qerimit (E.Q),Agron Mustafës ( A.M )dhe Rexhë Gjonbalajt (R.GJ), në drejtim të veprës penale, “keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK’s, për rastin e ‘Z-Mobile’.

Simbas aktakuzës, i pandehuni E.Q gjatë periudhës kohore Fror 2012 Tetor 2014, tue shfrytëzue detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar nuk i ka përmbush detyrat e tij zyrtare, me qëllim që me shkaktue dame materiale dikujt tjetër.

Me këto veprime i pandehuni ka kry veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1, të KPRK’s.

Ndërkaq, i pandehuri A.M nga gata 19.02.2015, kur ka marrë pozitën udhëheqëse e deri në momentin kur më datë 24.05.2017, kur ky i pandehur edhe pse nuk ka qenë kompetent kishte  lidhur marrëveshjen për ekzekutimin e vendimit final, i pandehuri A.M duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar nuk ka përmbushur detyrat e tija zyrtare, me qëllim që të i shkaktoj dëme materiale një kompanie tjetër. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1, të KPRK’s.

Po ashtu, në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, theksohet se i pandehuni i tretë R.Gj. tue shfrytëzue detyrën e tij zyrtare nuk ka përmbush detyrën e tij zyrtare me qëllim që me i shkaktue dame materiale dikujt tjetër.

Me këto veprime i pandehuni R.Gj ka kry veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1, të KPRK’s.

Shperndaje në: