Lirohet deputetja e VV’s

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, asht lirue nga arresti pak orë mbasi ishte shoqnue në polici për shkak të nji proteste.

Lajmin për lirimin e saj e ka konfirmue komandanti i stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, Shkelzen Xhafa.

Bogujevci ishte arrestue mbasi kishte dhanë nji deklaratë për media mbas protestës kundër dhunës në familje në të cilën u arrestuen edhe 9 aktivistë të tjerë të VV’s të cilët kishin gjuejt me bojë të kuqe drejt zyrtarëve të Policisë dhe stacionit policor në Prishtinë.

Ma herët, Policia tha se dheta zyrtarë policorë kanë marrë lëndime gjatë kësaj proteste.

Shperndaje në: