Ky asht parashikimi i motit për fundjavë dhe për Bajram (foto)


Simbas Prishtina Weather, gjatë fundjavës, gjegjësisht ditës së Shtunë dhe të Dielle ka me pasë kryesisht mot të ndryshueshëm.

Ndërsa, në fillim të javës së ardhshme zona anticiklonike nga Atlantiku ka me u shtrie mbi rajon tue mundësue mot më stabil dhe me intervale ma të gjata me diell.

18.08 – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

19.08 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

20.08 – Mot pjesërisht i vranët. Gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

21.08-22.08 – Mot kryesisht me diell. Pasdite, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 13C deri në 17C, e maksimalet nga 28C deri në 30C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet pak mbi vlera normale.

 

Shperndaje në: