Zjarri mbyt nji 45 vjeçar në Skenderaj

Foto ilustrim

Nji zjarr që kishte kaplue nji shtëpi në lagjen Rrecaj në Llaushë të Skenderajt ka qenë fatal për nji 45 vjeçar.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka shpreh ngushëllime familjes së viktimës, menjiherë mbas incidentit.

“I tronditur nga ngjarja e pasdites së sotme në Lagjen “Rrecaj” të Llaushës së Skenderajt, ku një bashkëqytetar i yni, rreth 45 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që ka djegur një pjesë të shtëpisë së të ndjerit.

Humbje e madhe për familjen, të afërmit dhe për qytetarët e Skenderajt.

I shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes për djalin e tyre!

Paqtë ndjesë shpirti i tij!”, ka shkrue Bekim Jashari në Facebook.

Shperndaje në: