Flet Ivanov, çka thotë ai për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i ka kundërshtue idetë për ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të popullatës në Ballkan, tue theksue  se kjo mundet ma pasë ketë efekte negative zinxhirë ndaj zonave tjera, jo vetëm në rajon, por edhe ma gjanë.

Ai nuk ka specifikue nëse mendon për debatet që po zhvillohen në Kosovë dhe Serbi për korrigjime të kufijve dhe shkëmbim të popullatës, por ka thanë se idetë e tilla tërheqin rreziqe të shumta.

“Në Ballkan sërish po bisedohet për korrigjim të kufijve, për shkëmbim të kufijve dhe të popullatës. Sikur po harrohet mësimi se çdo plan për korrigjime të kufijve në Ballkan shkakton reagim negativ zinxhiror. Precedentët në Ballkan janë shfrytëzuar dhe do të shfrytëzohen për qëllime tjera në Evropën Lindore, Kaukaz, Lindjen e Afërt, Afrikën Veriore. Këto janë sfida serioze që kërkojnë investime serioze. Për këtë qëllim, investimi në mbrojtje është interes, të cilin qeveria duhet ta ketë parasysh”, ka deklarue Presidenti Ivanov në nji manifestim me rastin e 26- vjetorit të themelimit të Armatës së Maqedonisë, përcjell REL.

Shperndaje në: