Flet Çeku: S’kam kurrfarë faji për listat

Agim Çeku ka thanë se ende s’e ka asnjëi njoftim zyrtar lidhun me nji aktakuzë të Prokurorisë Speciale ndaj Komisionit për Verifikimin e veteranëve të UÇK’s.

Ka thanë se nuk ndihet fajtor derisa ka me folë ma shumë vetëm nëse i zyrtarizohet akuza.

Fiks para nji viti, më 27 Gusht, Agim Çeku bante thirrje me u denoncue gjithë veteranët e rrejshëm.

U bante thirrje qytetarëve me denoncue çdo mashtrues në Prokurori.

Madje, kishte thanë se s’ban askush me u frigësue që me i denoncue mashtruesit.

Nji vjet ma vonë, nji prokuror i Prokurorisë Speciale ka nënshkrue nji aktakuzë ndaj 11 personave, të gjithë zyrtarë të naltë të shtetit, me të cilin i akuzon se kanë mashtrue dhe keqpërdor detyrën zyrtare kur kanë vendos që t’ju njohim edhe mashtruesve statusin e veteranit.

Në mesin e tyne asht edhe ish-udhëheqësi i UÇK’s, Agim Çeku, i cili ka udhëheq procesin në fund të luftës dhe mbasluftës.

“Kur të bëhet zyrtare flas. S’kam kurrfarë faji në këtë drejtim”, ka thanë Çeku për Express.

“S’du me komentu më shumë. S’ka asgjë zyrtare”, ka shtue ai.

Shperndaje në: