Sërish vrasje në Gjakovë, dyshohet se burri vrau gruen!

Nji grue ka mbet e vdekun mbramë në Gjakovë si pasojë e gjuejtjes më armë zjarri.

Zadhanësja e policisë Rajonale në Gjakovë, Lirie Podrimaj ka thanë për lajmi.net se rasti ka ndodh pesë minuta mbas mesnatës së sotme ku dyshohet se burri ka gjuejt në drejtim të grues së tij.

Ajo ka theksue se ende nuk dihet nëse vrasja ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.

“Pesë minuta pas mesnate stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatë prej emergjëncës së spitalit se e kanë një femër të moshës 61 vjeçare pa shenja jete si pasojë e armës zjarrit. Policia është duke i marrë të gjitha masat është duke e hetuar rastin dhe bazuar në deklaratat e familjarëve nuk dihet a është vrasje apo vrasje aksidentale”, ka thanë Podrimaj.

Rasti ka ndodh në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë.

Shperndaje në: