Haradinaj në BIK: Ky asht mesazhi i tij për festën e Bajramit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqnuem nga anëtarët e kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë të tjerë, se ka vizitue Bashkësinë Islame të Kosovës, për me urue Festën e Kurban Bajramit.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka urue Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë qytetarët e besimit islam për këtë festë.

 “Shfrytëzoj rastin që t’ju uroj Myftiut Tërnava, Bashkësisë Islame të Kosovës, popullit tonë mysliman, të gjithë atyre që na e duan të mirën, me fat dhe urime Festa e Kurban Bajramit.

Kjo ndjenjë e solidaritetit e të qenit bashkë na shoqëroftë edhe më tutje në ato që na presin”, tha Kryeministri Haradinaj.

Shperndaje në: