AP: Migët rusë në Serbi, tensione në Ballkan!

Serbia, e cila thotë se asht ushtarakisht neutrale, po bisedon për sigurimin edhe të armëve tjera me Rusinë

Agjencia amerikane e lajmeve AP ka raportue mbi pranimin e dy aeroplanëve MIG-29 në përbamje të Forcave ajrore të Serbisë.

AP vlerëson se marrja e armatimit, vetëm e nji pjese e të cilit janë aeroplanet MIG, mundet me shtue tensionet në Ballkan dhe me shtue ndikimin e Moskës në regjion, përcjell gazetametro.net

Agjencia amerikanë thekson se Rusia i ka dërgue Serbisë pa pagesë gjashtë aeroplanë të përdorun dhe dy prej tyne, të cilët kanë fluturue sot, e kanë kalue remontin e hollësishëm, si dhe se riparimet e gjashtë aeroplanëve reaktivë kanë me i kushtue Serbisë rreth 185 milionë euro.

Serbia, e cila thotë se asht ushtarakisht neutrale, po bisedon për sigurimin edhe të armëve tjera me Rusinë, tue përfshi edhe helikopterë ofensivë e transportues dhe sisteme të mbrojtjes kundër ajrore.

Shperndaje në: