Çka po kërkojnë tash rusët për Kosovën?

lavrovdacic

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thanë sot se Kosova ka dështue me zbatue marrëveshjet e arrituna në Bruksel me Serbinë.

Ai i ka kërkue nga Sochi, Bashkimit Europian me ba presion “te shqiptarët e Kosovës që këto marrëveshje me u funkcionalizue”, shkruen B92, përcjell Klan Kosova.

“E shohim qëndrimin konstruktiv të Beogradit në bisedimet me Prishtinën të ndërmjetësuar nga BE, por që nuk mund të themi të njëjtën për qëndrimin e shqiptarëve të Kosovës, pasi që ata s’po zbatojnë marrëveshjet e arritura shumë vjet më parë”, ka thanë Lavrov.

Derisa ka folë për çashtjen Kosovë-Serbi, Lavrov ka theksue se marrëdhaniet Rusi-Serbi janë për me u vlerësue.

Shperndaje në: